Inter hedhet në aksion për të transferuar Saviçin, por i ka dal një problem

10:35 | 10 Gusht 2019

Sergej Milinkovic-Savic, ashtu si verën e kaluar edhe këtë verë, ka qenë një nga temat më të diskutuara në afatin e tramsferimeve të verës.

Në fund të sezonit 2018/19, Milinkovic-Savic ishte lidhur shumë me një transferim te Juventus, përpara se PSG të dalë me një super ofertë dhe së fundmi Manchester United duke u emëruar si afër firmës së tij, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, për një arsye apo një tjetër, të gjitha këto ekipe kanë hequr dorë nga mesfushori serb.

Juventus dhe PSG janë të kujdesshëm për kufizimet e fuqisë së tyre shpenzuese, pasi tashmë kanë arritur kufinjtë e asaj që është e pranueshme sipas rregullave të lojërave të ndershme financiare të UEFA-s.

Ndërkohë, Manchester United nuk e transferoi Saviçin me shpresen se Paul Pogba nuk do të transferohet në Real Madrid.

Tani, është Inter që ka dalë si një palë e interesuar për mesfushorin.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi së pari duhet t’i shes dy lojtarë, Joao Mario dhe Mauro Icardi.

Nëse ndodh largimi i këtyre dy lojtarëve, atëherë klubi ka të ngjarë të ketë fonde për të blerë Milinkovic-Savic si xhevahir i ri për mesfushën e Antonio Conte. /ORAinfo/

Komento: