Milan të impresionuar me mikpritjen në Kosovë

14:44 | 10 Gusht 2019

Milan janë shprehur të impresionuar me mikpritjen në Kosovë.

Klubi i Milanit është mahnitur nga mikpritja e madhe që i është bërë në Kosovë.

Shtatë herë kampionët e Evropës po qëndrojnë në Kosovë për të zhvilluar ndeshje miqësore me KF Feronikelin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 20:45.

‘Rossonerët’ pas aterimit në aeroportin ‘Adem Jashari’, janë vendosur në një hotel në qendër të Prishtinës.

Aty në pritje të tyre kanë dalë një numër jashtëzakonisht i madh i tifozëve të Milanit, të cilët i kanë bërë një pritje mahnitëse skuadrës së tyre të zemrës.

Kjo mikpritje është vlerësuar edhe nga skuadra e Milanit, që këtë më së miri e ka shprehur në rrjetet zyrtare të klubit.

“Mirë se erdhët në Kosovë Rossonerë. Çfarë mikpritje”, është përshkrimi i fotografive të publikuar.

Komento: