Nuk është në planet e tij, Sarri ia tregon derën yllit të madh

17:15 | 10 Gusht 2019

Juventus është i irrituar gjithnjë e më shumë me Sami Khedira, pasi raportohet se ai ka hedhur poshtë disa lëvizje në Besiktas, Fenerbahce, Wolves dhe MLS.

32-vjeçari është nën kontratë deri në qershor 2021 dhe ka një mundësi për një vit më tej, por nuk është pjesë e planeve të trajnerit, Maurizio Sarri, përcjell ORAinfo.

Sipas Calciomercato.com, Bianconeri janë irrituar që gjermani ka refuzuar çdo propozim të bërë atij dhe agjentëve të tij.

Kjo përfshin Besiktas, Fenerbahce, Wolverhampton Wanderers dhe disa klube të MLS, ndërsa e vetmja palë për të cilën ai interesohej – Arsenali – nuk u materializua para afatit të transferimit të Ligës Premier.

Kjo e bën gjithnjë e më shumë të ngjarë që Juventus të përpiqet të ndërpresë kontratën me pëlqimin e ndërsjellë, duke i lejuar Khedira të zgjedhë të ardhmen e tij dhe të marrë pagën e tij prej 6 milion eurosh ./ORAinfo/

Komento: