Sot debuton ylli i madh në fanellën e Milanit

19:43 | 10 Gusht 2019

Këtë mbrëmje, AC Milan do të takohet m Feronikeli në një nga miqësoret e tyre të fundit para-sezonit.

Edhe pse raportet fillestare sugjeruan ndryshe, Rafael Leao është vendosur të bëjë debutimin e tij pikërisht në këtë ndeshje, përcjell ORAinfo.

I riu mbërriti nga Lille javën e kaluar në një marrëveshje prej 28 milion € pasi kuqezinjtë shitën Patrick Cutrone. Dhe edhe pas një periudhe kaq të shkurtër kohore, ai tashmë ka gjetur vendin e tij në ekip, duke u përshtatur mirë.

Sipas Gazzetta Dello Sport, menaxherët e kuqezinjve me sa duket u lanë të befasuar nga “shpejtësia dhe forca e jashtëzakonshme” e Leao, si dhe nga aftësia e tij për t’u përshtatur me formacionin e ri 4-3-1-2 që përdor Giampaolo.

Gazeta shton se sulmuesi portugez duhet të bëjë debutimin e tij për ekipin këtë mbrëmje kundër skuadrës shqiptare, duke luajtur së bashku me Piatek./ORAinfo/

Komento: