Rashica po dëshmon që edhe në këtë fillin sezon është në top formë.
Milot Rashica e ka gjetur veten në mesin e realizatorëve për Werder Bremenin në ndeshjen e cila po luhet në kuadër të Kupës së Gjermanisë kundër Delmehorst.
Rashica shënoi në minutën e 37-të për epërsinë prej 3-1 të skuadrës së tij.
Ylli kosovar mori për mrekulli topin në zonë pas asistimit nga Eggestein dhe qëlloi fuqishëm në portë.