Ajo muaj më parë është bërë nënë.
Vajza e modeles së njohur, Diellza Kolgecit dhe basketbollistit, Fisnik Rugova mbushi tre muaj.
Me rastin e tremujorit të Helena-Rela Rugovës, Diellza publikoi disa pamje të bukura të vajzës, shkruan rtv21.tv
Për miqtë e shumtë në instagram, aktorja dhe këngëtarja publikoi dy imazhe të bukura, në njën prej së cilave shihet edhe ajo me vajzën në prehër.
Aktorja dhe modelja e njohur, Diellza Kolgeci dhe basketbollisti i njohur, Fisnik Rugova më 28 prill janë bërë prindër të vajzës, Helena Rela Rugovës.
Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele, atë e kemi parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Përveç këtyre, Diellza qe disa vite ka organizuar evenimentin tashmë tradicional, “Ballon shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën.