Griezmann shënon golin e parë me Barcelonës

08:40 | 11 Gusht 2019

Goli i parë i Antoine Griezmann me fanellën e Barcelonës.

Griezmann më në fund ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës.

I transferuari nga Atletico Madridi për 120 milionë euro, Antoine Griezmann, ia ka bërë sefte me fanellën e Barcelonës, raporton Gazeta Express.

Ai ka realizuar në fitoren 4-0 që Barcelona e arriti në miqësoren e dytë përball Npaolit.

28-vjeçari shënoi për 2-0 në minutën e 56’, kurse golat tjerë i realizuan Luis Suarez 48’ dhe 58’ si dhe Ousmane Dembele 63’.

Suarez dhe Griezmann luajtën shumë mirë së bashku, duke dhënë sinjale se do të dhurojnë shumë e më shumë përgjatë sezonit 2019/20.

Komento: