Manchester United v Chelsea, e pabesueshme çka do të bëj sot Mourinho

10:18 | 11 Gusht 2019

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Jose Mourinho do të analizojë ndeshjen sot të dy ish ekipeve të tij, Manchester United dhe Chelsea.

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë me mediumin anglez Sky Sports.

Ai do të punoj si analist derisa të gjej një klub për të drejtuar.

Mourinho ka marrë një ofertë marramendëse nga Sky të cilën nuk ka mundur ta refuzonte dhe më kënaqësi e ka pranuar.

Portugezi do të jetë sot në television si analist per ndeshjen Manchester United – Chelsea që zhvillohet nga ora 17:30.

Komento: