Transferi i ri i Milanit shkëlqeu në Prishtinë, ky driblim i tij ka mahnitur të gjithë

11:27 | 11 Gusht 2019

Feronikeli dhe Milan kanë luajtur mbrëmë një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Në ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan, debutoi blerja më e re e rosonerëve, Rafael Leao.

Portugezi që u ble nga Lille, hyri në pjesën e dytë dhe asistoi për golin e Fabio Borinit.

Milan fitoi ndeshjen me lehtësi 2-0.

Një moment që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte depërtimi i Leaos kur kaloi 4 lojtarë të Feronikelit pa asnjë problem.

Shikojeni momenti kur Leao driblon lojtarët e Niklit.

Komento: