Mungesa e transferimeve, Lampard me deklaratë të papritur për skuadrën

13:47 | 11 Gusht 2019

Edhe pse u dënua nga FPF për të mos transferuar lojtarë, trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka shprehur besimin e tij maksimal tek skuadra e tij.

Chelsea janë dënuar nga FPF dhe kësisoj nuk patën mundësi që të kryejnë transferime gjatë këtij afati kalimtar, përveç Pulisic, me të cilin kishin arritur marrëveshje në janar.

Përkundër mungesës së transferimeve, Lampard ka shprehur besimin tek fondi i lojtarëve që ka në dispozicion.

“Ne kemi një grup tek i cili besoj shumë. E di se jemi të dënuar për transferime dhe ka shumë pikëpyetje rreth nesh, por unë besoj tek skuadra” ka thënë Lampard para ndeshjes me Man Utd, transmeton lajmi.

Lampard do ta ketë ndeshjen e parë si trajner në Premierligë, sot me fillim nga ora 17:00, kundër Manchester United.

Komento: