Perisic – Bayern, vjen lajmi i shumëpritur

18:53 | 11 Gusht 2019

Duket se Perisic së shpejti do të jetë lojtar i Bayernit.

Sulmuesi anësor i Interit, Ivan Perisic pritet që ta kompletojë kalimin e tij në Bayern Munich madje mund të fillojë stërvitjet me skuadrën e re që në mëngjesin e së mërkurës

Bayerni është pajtuar për ta huazuar Perisicin për 5 milionë euro, e cila përfshin edhe opsionin për ta blerë për 20-25 milionë euro verën e ardhshme, kurse sipas TZ kroati do të aterojë për në Munich të Gjermanisë gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së sotme.

Ai do të bëj testet mjekësore tek kampionët e Bundesligës, para se të nënshkruar kontratë të re dhe të bashkohet me shokët e skuadrës së tij të re.

Bavarezët u detyruan që të ndryshojnë synimet e tyre pasi që Leroy Sane dëmtoi ligamentet e gjurit dhe do të jetë jashtë për disa muaj.

Kroati, nuk ishte në planet e skuadrës së parë të Antonio Conte edhe pse ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Interit katër sezonet e fundit.

30 vjeçari ka një përvojë në Bundesliga pasi që më parë ka mbrojtur ngjyrat e Borrusia Dortmund dhe Ëolfsburg.

Komento: