Po përflitet për një largim të mundshëm të Neymar nga PSG.
Paris Saint-Germain i ka vendosur një çmim prej 200 milionë eurosh Neymarit, i cili mund të bëjë një transferim tjetër sensacional këtë verë.
Dy rivalët e La Ligës Barcelona dhe Real Madrid po luftojnë për të nënshkruar me brazilianin, vetëm dy vjet pasi ai u bashkua me PSG për 222 milionë euro.
PSG thuhet se janë të irrituar nga dëshira e Neymar për tu larguar, kështu që pronarët e klubit kanë kërkuar një shumë të madhe parash në këmbim të sulmuesit, sipas gazetës franceze Le Parisien.
Mendohet gjithashtu se ai dëshiron një pagë prej 34 milion; euro neto. Ndërkohë, L’Equipe shkruan se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka qenë gjithmonë një tifoz i Neymar.
Florentino ka mbajtur një marrëdhënie të mirë me babanë e Neymar, dhe presidentin e PSG Nasser al Khelaifi, i cili mund të ndihmojë negociatat.
Përveç kësaj, Gareth Bale, James Rodriguez apo edhe Isco mund të shtohen në marrëveshje.