Hazard me deklaratë të papritur për Real Madridin

19:46 | 11 Gusht 2019

Real Madrid është skuadra e re e Hazardit.

Eden Hazard thotë se e ka përmbushur ëndrrën e tij të fëmijërisë për të nënshkruar me Real Madrid nga Chelsea këtë verë.

Belgu realizoi gol në miqësoren e fundit dhe nuk e ka fshehur gëzimin nga kjo ndeshje.

“Si fëmijë ëndërroja të vishja fanellën e Real Madridit”, tha Hazard për Corriere della Sera.

“Kur Reali troket në derën tuaj ka vetëm një gjë që mund të bëni – hapeni atë”.

“Kam kaluar vite të paharruara në Chelsea, por unë jam në qiellin e shtatë në Madrid”, potencoi ai.

Komento: