Milan në festë, Mendes po e sjellë në “San Siro” yllin 70 milionësh

20:44 | 11 Gusht 2019

Agjenti Jorge Mendes po punon për të sjellë Bruno Fernandes nga Sporting CP në AC Milan këtë verë.

Fernandes shënoi 28 gola dhe shtoi 14 asistime në një fushatë mbresëlënëse në 2018-19, dhe ai u lidh shumë me lëvizjet si te Manchester United dhe Tottenham Hotspur, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, me dritaren e mbyllur tani në Angli dhe Fernandes ende në Sporting, dera ka mbetur e hapur për klubet e tjera që të bëjnë lëvizjen e tyre.

Sipas gazetarit të Rai Sport, Paolo Paganini, agjenti i lojtarit Mendes po punon për të sjellë Fernandes në Milano nëse Suso do të largohej para se të përfundojë dritarja./ORAinfo/

Komento: