Bale mund të përfundojë në Bayern Munchen.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, mund t’i ofrojë Gareth Bale një rrugë për t’u larguar nga Real Madridi pas lëndimit të rëndë të Leroy Sane të Manchester City.
Planet e Bayernit kanë ndryshuar me lëndimin e Sane, që ka dëmtuar ligamentet dhe do të jetë jashtë deri në mars të vitit 2020 dhe opsioni më i mirë për fazën e sulmit duket Bale, i padëshiruar nga Zinedine Zidane në Madrid.
Sipas “Sport1”, destinacioni i ardhshëm i Bale mund të jetë Bundesliga pasi është përjashtuar një rikthim i mundshëm në Premierligë që tashmë është mbyllur afati kalimtar veror.