Milan po e transferon ‘bishën’ nga Bundesliga

08:04 | 12 Gusht 2019

Ante Rebiq mund të largohet gjatë verës nga Eintracht Frankfurt.

AC Milani ka hyrë në garë për yllin kroat Ante Rebiq.

Në garë për yllin e Eintracht Frankfurtit është rivali lokal i Milanit, Interi, raporton Tuttosport.

Supas këtyre raporteve thuhet se Milani ka hyrë në garë për Rebiqin pas dështimit të arritjes së një marrëveshje me Atleticon për Angel Correan.

Frankfurti tashmë ka shitur Sebastian Hallerin e Luka Joviqin këtë verë, megjithatë është i gatshëm të shesë edhe Rebiqin në rast se vjen ndonjë ofertë prej 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Komento: