Neymar në Real Madrid ? Ky është lajmi i fundit nga Spanja

13:10 | 12 Gusht 2019

Zidane, ka mohuar se do të ketë një transferim të Neymarit te Real Madird.

Zinedine Zidane është duke menduar vetëm për lojtarët që ai ka aktualisht në Real Madrid përpara sezonit të ri të La Liga, megjithëse pati një para-sezon të dobët.

Los Blancos humbi përsëri të dielën, megjithëse në penallti, kundër Romës në ndeshjen e tyre të fundit para-sezonale përpara se të rifillojë sezoni normal.

“Ne kemi skuadrën që kemi”, tha ai pas ndeshjes.

“Por gjithçka mund të ndodhë në [tre javët e fundit] të merkatos”.

“Ne duam të kemi një sezon të shkëlqyeshëm, ata duhet të jenë të gatshëm për të luajtur të shtunën, asgjë tjetër”, potencoi tekniku francez.

Me këto fjalë, Zidane la të nënkuptohet se Neymar Junior nuk do vijë këtë verë në kryeqytetin spanjoll.

Komento: