AAK-ja nuk ka vija të kuqe për PDK-në

23:35 | 12 Gusht 2019

AAK përsëri e lë të hapur mundësinë e një koalicioni me PDK-në.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi, është i ftuar në emisionin Pressing.

Kuçi ndër të tjera edhe ka folur për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me PDK-në.

“Gjithçka është e mundur”, ka thënë Kuçi.

“Zgjedhjet e kaluara kemi vendosur të shkojmë vetëm, por në momentet e fundit vendosëm të ndryshojmë, pasi LDK bëri koalicion me parti të tjera”

Tutje, Kuçi ka thënë se një ndër arsyet kryesore për lidhje të koalicionit PAN ishte ofrimi i pozitës së kryeministrit nga ana e koalicionit.

Komento: