Juventus, skuadra e vetme që pëlqehet nga Icardi.
Ylli argjentinas, Mauro Icardi, gjendet para një udhëkryqi të madh, ku duhet të zgjedh me kujdes për të ardhmen e karrierës së tij.
Ardhja e Antonio Conte në stolin e Inter, ka bërë që Icardi të mbetet jashtë planeve taktike të skuadrës, dhe lojtarit i është bërë me dije se mund të gjej skuadër të re.
Inter janë angazhuar që të gjejnë një blerës për lojtarin, për të balancuar të hyrat e të dalat në merkato, por lojtari po shfaqet paksa problematik, duke mos pranuar që të largohet, deri në rastin kur Juventus bën ofertë për të.
Monaco dhe Roma ishin skuadrat e fundit që kontaktuar për Icardi, por raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se lojtari ka vetëm një skuadër në mendje, Juventusin, transmeton lajmi net.
‘Nerazzurri’ do të kërkonin rreth 55-60 milionë euro për kartonin e argjentinasit.
Mbetet të shihet nëse Juventus do të nis ndonjë ofertë për ish kapitenin e Inter.