Real Madrid do të heqë dorë nga mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, nëse ata mund të transferojnë yllin e Paris Saint-Germain Neymar, raporton The Sun.
Rivalët e Los Blancos ‘La Liga Barcelona janë favoritët që të ri-nënshkruajnë brazilianin, por Zinedine Zidane është i gatshëm të ofrojë një lojtar për të ëmbëlsuar marrëveshjen dhe për ta çuar yllin e PSG-në në Santiago Bernabeu, përcjell ORAinfo.
Francezi është i gatshëm të ofrojë shërbimet e Isco ose Marcelo në mënyrë që të zbarkojë Neymar, si dhe një pjesë të konsiderueshme parash dhe një pako pagash masive./ORAinfo/