Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, tri vetura të përfshira

20:40 | 13 Gusht 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Tri vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni sot në Bardhosh të Prishtinës, megjithatë nuk ka të lënduar dhe as viktima në njerëz.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të marketit “Albi” diku rreth orës 17:00. Nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00 në Bardhosh, në afërsi të marketit “Albi”, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, përderisa nuk është raportuar për persona të lënduar”, ka thënë Kelani.

Komento: