Roma e dëshiron këtë lojtar të Manchester Unitedit

00:01 | 16 Gusht 2019

Duket se një lojtar i Manchester Unitedit është synim i skuadrës së Romës.

Sot gjatë ditës u tha se disa skuadra italiane janë të interesuara për shërbimet e kilianit, Alexis Sanchez.

Kurse në mbrëmje, tabloidi The Sun ka shkruar se Roma ka bërë ofertën e parë për United.

The Sun shkruan se Roma e ka kërkuar sulmuesin në huazim, por nuk dihet se a do të këtë opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Manchester United dëshiron që lojtari të largohet por nuk janë të sigurt që ndonjë skuadër në Europë do ta bëj këtë pasi që dihet paga e lart e lojtarit.

Po ashtu, nuk dihet se United preferon një huazim të lojtarit, pasi që ata preferojnë ta largojnë atë.

Komento: