Dridhët Manchester United, vëllau i Pogbas tregon cilën fanellë po e vesh lojtari

09:03 | 16 Gusht 2019

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere.

Mathias Pogba ishte mysafir yll në programin El Chiringuito.

Vëllau i yllit francez ka paralajmëruar se mesfushori i Manchester United mund të largohet nga skuadra angleze në këtë afat kalimtar.

“Pogba dëshiron të lëvizë. Në ekipin ku ai është tani ai nuk mund të bëjë gjithçka. E gjithë skuadra është ndarë nga Mourinho dhe nuk ka atmosferë të mirë. Nuk është e pamundur që Florentino Perez të nënshkruar me vëllaun tim në këtë afat kalimtar. Manchester United nuk duhet të sigurohet që ai qëndron atje këtë verë” ka thënë vëllau i Pogbas.

Komento: