
E ardhmja e mbrojtësit Andrea Conti të Milan është në pikëpyetje.
Italiani nuk është pjesë thelbësore e planeve të Marco Giampaolo në klub dhe për këtë arsye largimi i tij nga ‘San Siro’ pritet të ndodh gjatë kësaj vere.
Skuadra e Bundesligës, Ëerder Bremen ka dërguar një ofertë për Contin, një formulë për ta sjellë atë në formë huazimi për sezonin e parë, përcjell ORAinfo.
Përkundër dëshirës së Conti për të qëndruar, Milani tashmë ka nisur interesimin për zëvendësimin e tij.
Mbrojtësi i djathtë i Tottenham Hotspur, Serge Aurier, pritet të jetë zëvendësues i Contit. Emri i Aurier është propozuar në klub ditët e fundit.
E ardhmja e Contit do të vendoset brenda javëve të ardhshme.