
Barcelona ka konfirmuar se është në fuqi një marrëveshje për të huazuar Philippe Coutinho te Bayern Munich.
Mesfushori brazilian nuk ka arritur të bëjë përshtypje pasi u bashkua me kampionët e La Ligës dhe Barca kanë qenë e gatshme ta largojë atë nga klubi, përcjell ORAinfo.

Ai iu ofrua një numri të klubeve të Premier League para se dritarja e transferimit në Angli për blerjen e lojtarëve të përfundonte dhe një lëvizje në Bundesliga tani duket se është faza tjetër e udhëtimit të Coutinho./ORAinfo/