Tronditet Reali, ja sa gjatë do të mungojë Hazard

21:34 | 16 Gusht 2019

Real Madrid, është përballë me lajme të këqija ende pa filluar sezoni.

Los Blancos konfirmuan se Hazard do të humbasë fillimin e ndeshjeve në La Liga për shkak të një lëndimi.

Sidoqoftë, në Real Madrid tani janë tronditur nga ky lëndim i Eden Hazard, sepse ai do të humbasë ndeshjen e së Shtunës me Celta Vigon.

Gjigantët spanjollë konfirmuan këtë lajm nga faqja e tyre zyrtare.

“Pas testimeve të kryera pas stërvitjes së sotme, lojtarit tonë Eden Hazard i është diagnostikuar nga ekipi mjekësor një lëndim në muskulaturën e përparme të kofshës së majtë”.

Hazard mund të mungojë për tre javë apo katër, që do të thotë se mund të humbasë deri në katër ndeshje.

E ndeshjet në të cilat mund të mungojë janë kundër Celta Vigo, Valladolid, Villarreal, Levante ndoshta edhe kundër Sevillës.

Komento: