
Askush nuk ka pritur një gjë të tillë.
Në një veprim të befasishëm, Edin Dzeko ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me Romën deri në qershor 2022, duke i dhënë fund shpresave të Interit për një transferim, përcjell ORAinfo.

Pas ardhjes së Romelu Lukakut në San Siro, Nerazzurri nuk patën nevojë për boshnjakun, ani pse dritarja e transferimit italian të mbyllet në 23 gusht.
Dzeko shënoi nëntë gola në 33 paraqitje në Serie A për Romën në mandatin e fundit./ORAinfo/