Ndërron jetë aktori i njohur, vuante nga kanceri

09:44 | 17 Gusht 2019

Kinematografia botërore në zi, shuhet aktori i njohur.

Aktori dhe regjisori i njohur Peter Fonda ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare.

Fonda u bë i famshëm nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”.

Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij Alan Somers.

79 vjeçari ndërroi jetë si pasojë e kancerit në mushkëri në shtëpinë e tij në Los Angeles.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”, shkruajnë familjarët.

Komento: