
Gjyste Vulaj merr propozim martese, ja dhe reagimi i saj
Gjyste Vulaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila ju ka argëtuar për vite të tëra.
Ajo ka fansa të shumtë anë e mbanë dhe natyrisht që disa nga ta e duan aq shumë, saqë shkuan edhe përtej kësaj. Së fundi, asaj i ndodhi e papritura me një fans të sajin.
Ai i bëri një propozim për lidhje serioze dhe reagimi i saj ishte epik!
“E kam një lidhje serioze qe 26 vjet dhe dy fëmijë. Flm”, ishte përgjigjja e artistes dhe këtë fotografi e publikoi në storie në Instagram, ku shkroi “Çka s’shef njeri n’rrijete socijale.
Lidhje serioze!!!”.
Gjyste Vulaj ka vite që është e martuar me Sokolin dhe kanë dy fëmijë.

