Neymar pritet të largohet gjatë verës nga PSG.
Braziliani do të jetë sërish jashtë për ndeshjen që Parisi do ta zhvillojë të dielën me Rennes.
Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se Neymar Junior, nuk ka kompletuar gjithë stërvitjen në mëngjesin e së shtunës, çka do të thotë se ende nuk është rikuperua nga shqetësimet e vogla.
Pasi e humbi ndeshjen hapëse në Ligue 1, ai tani do të mungojë edhe kundër Rennes.
“Neymar i nisi stërvitjet me ne sot, por nuk i mbaroi. Ende është shumë herët për të”, tha Tuchel.
Neymar vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Franca.
Barcelona dhe Real Madridi janë duke insistuar për 27-vjeçarin dhe të gjithë besojnë se ai do të kthehet në Spanjë për sezonin 2019/20.