
Thomas Tuchel thotë se ai ende ka shpresë për ta mbajtur Neymar në Paris Saint-Germain pavarësisht betejës së vazhdueshme të Barcelona dhe Real Madrid për ta nënshkruar atë.

Të dy gjigantët e La Ligës po përpiqen ta sjellin përsëri 27-vjeçarin në La Liga, ndërsa ai ende mungon te skuadra e PSG në përplasjen e së dielës kundër Rennes, përcjell ORAinfo.
Por Tuchel beson se braziliani mund të përfundojë të kalojë një vit tjetër në Francë, edhe pse dëshiron të largohet./ORAinfo/