Milan merr lajmin e zi

19:09 | 17 Gusht 2019

Trajneri i gjigant spanjoll të Atletico Madrid, Diego Simeone ka shprehur dëshirën e tij për të mbajtur sulmuesin , Angel Correa.

Kur u pyet në prag të hapjes së sezonit nëse 24-vjeçari është vendosur të largohet nga klubi para përfundimit të dritares së transferimit, Simeone tha: “Unë dëshiroj që të gjithë lojtarët e fortë të qëndrojnë këtu për të vazhduar konkurrencën ashtu siç kemi bërë deri tani”, ka thënë Simeone, përcjell ORAinfo.

Argjentinasi është lidhur me një largim nga kryeqyteti Spanjoll dhe ka tërhequr interes nga Italia ku gjigandët e Serie A AC Milan e kanë identifikuar atë si një lojtar i përsosur për të forcuar opsionet sulmuese përpara sezonit të ardhshëm./ORAinfo/

Komento: