
Sipas Tuttosport, menaxheri i Valencias, Marcelino García Toral nuk pranoi mundësinë për të nënshkruar sulmuesin portugez 23 vjeçar Andrè Silva nga Milano.
Lojtari e kaloi sezonin e kaluar si huazim me Sevilla dhe nisi mirë, duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e tij të para, por më pas arriti vetëm dy gola të tjerë për pjesën tjetër të sezonit, përcjell ORAinfo.

Për shkak të kohës së tij jo bindëse në Spanjë, Marcelino nuk dëshironte të merrte rrezik për Silva, veçanërisht duke marrë parasysh çmimin e tij afërsisht 20 milion €./ORAinfo/