Hazard mori shumë kritika për peshën.
Eden Hazard e ka festuar fitoren e Real Madrid 3-1 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e parë në La Liga.
Edhe pse nuk pati mundësi të ishte pjesë e skuadrës për shkak të dëmtimit, belgu e shijoi në maksimum tre pikëshin e fituar nga skuadra e tij.
29-vjeçari dukej tejet i lumtur për fitoren e Los Blancos.
Ai postoi një video në të cilën përveç që shfaqi lumturinë për fitoren, reklamoi muskujt e tij.
Kujtojmë se gjatë ndeshjeve para-sezonale, Hazard u kritikua shumë për peshën e tij e cila ishte 7 kg më tepër se sa duhej.
Hazard pritet të rikthehet në fushat e lojës pas një eventualisht dy jave.
Hazard getting a haircut and showing off his six pack pic.twitter.com/6SBm7fdxpq
— Real Madrid Info ³⁵ (@RMadridInfo) August 17, 2019