Paqueta refuzon gjigantin e madh për Milanin

18:03 | 18 Gusht 2019

Mesfushori sulmues i Milanit, Lucas Paqueta është i lumtur në San Siro dhe refuzoi një ofertë të pritshme nga Paris Saint-Germain, raporton CalcioMercato.

Ylli brazilian, i cili është 22 vjeç , u transferua në Milano vetëm gjatë dimrit dhe dëshiron të ndërtojë një karrierë në San Siro, përcjell ORAinfo.

Ende nuk janë zhvilluar bisedime zyrtare por drejtori sportiv Leonardo, i cili e ndihmoi për ta çuar atë në Serie A në radhë të parë, është një admirues i madh i brazilianit./ORAinfo/

Komento: