
Alexis Sanchez do të largohet nga United.
Interi është pranë Aleksis Sanchez. Sulmuesi kilian ka arritur akordin me Interin dhe tashmë po punohet me Manchester United për të gjetur formulën e duhur.

Drejtuesit zikaltër po punojmë për një huazim me të drejt blerje për 15 milionë euro, si dhe po punohet sesa do të paguajë Manchesteri nga rroga e lojtarit.
Inter dhe Sanchez janë shumë afër dhe siç raporton eksperti i merkatos në Itali “Gianluca Di Marzio”, sulmuesi mund të mbërrijë të martën për vizitat mjekësore.