
AC Milan tani janë të gatshëm të ofrojnë një kontratë të re dhe të përmirësuar për anësorin Suso, raporton Tuttosport.
Spanjolli ka qenë i lidhur me një largim nga klubi pasi besohej se kuqezinjtë ishin të gatshëm ta linin lojtarin në mënyrë që të ekuilibronin librat përpara sezonit të ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, përsa i përket zhvillimit të ri, klubi me qendër në Milano tani është gati të ofrojë Suso një kontratë të re e cila do të zgjasë qëndrimin e tij në San Siro deri në 2024.
Në atë kontratë, 25-vjeçari, i cili është bashkuar me klubin italian në vitin 2015, do të fitojë 3,5 milionë euro në sezon./ORAinfo/