Icardi – Napoli, ky është lajmi i fundit

20:33 | 18 Gusht 2019

Napoli i ka bërë një ofertë sulmuesit të Interit, Mauro Icardit.

Thuhet se skuadra i ka dhënë ultimatum Mauro Icardit deri të mërkurën që ta pranojë ofertën, por sulmuesi i Interit ende dëshiron kalimin në Juventus

Napoli e kishte një mundësi relativisht me të thjesht që ti arrijë kushtet personale me Interin, me 60 milionë euro plus bonuse apo kalimin e Arkadiusz Milik në anën tjetër duke shtuar edhe 10 milionë euro.

Debati kryesor, që ka qenë tërë këtë verë, është që Icardi po refuzon të largohet për në këtë skuadër dhe e dëshiron kalimin në Juventus.

Tuttosport shkruan se Napoli e ka humbur durimin dhe i ka dhënë ultimatum Mauritos deri të mërkurën për të marrë një vendim.

Pas kësaj, ata do të shikojnë synime të tjera në treg por për të do të jetë shumë e vështirë ta shohim në fanellën e Nerazzurri për vitin e ardhshëm.

Juventus e sheh si një lojtar të mirë Icardin por po heziton, pjesërisht për shkak se ata po kanë vështirësi që të sigurojnë fonde për të pa u largua Gonzalo Higuain për të cilin nuk po interesohet askush kurse Mario Mandzukic po ashtu dështoj për të kaluar në Bayern Munich.

E vetmja kartë e rëndësishme që Juve ka është një shkëmbim mes Icardit dhe Paulo Dybalas-që po ashtu mund të dështojë pasi që Interi është afër nënshkrimit me Alexis Sanchez nga Manchester United.

Komento: