
Koha e tmerrit të Alexis Sanchez në Manchester United do të përfundojë pasi ai po afrohet më shumë me transferimin te gjiganti italian të Serie A, Inter.
Kiliani e ka informuar tashmë klubin me qendër në Milano se ai dëshiron fanellën me numrin 7 e cila më parë ishte veshur nga lojtarët legjendar si Francesco Moriero dhe Luís Figo,përcjell ORAinfo.

Sanchez, i cili ka pasur një kohë të tmerrshme që nga momenti i transferimit në Old Trafford, tashmë ka veshur fanellat me numrin 7 në United dhe Arsenal./ORAinfo/