
Andrea Conti, nuk do të largohet nga Milani.
Mbrojtësi italian Andrea Conti ka vendosur që të qëndrojë në klubin e tij aktual Ac Milan, edhe në sezonin 2019-20.

Sipas “Calciomercato” italiani thuhet se ishte i lidhur me një largim nga San Siro para sezonit të ardhshëm dhe raportet e fundit kishin shprehur se Parma ishte e gatshme që ta transferonte lojtarin gjatë këtyre javëve.
Mbrojtësi i Milanit ka vendosur që të qëndrojë me Milanin dhe të garojë me Davide Calabria për t’u aktivizuar në formacionin e parë.