
Elita si një kukull, kaq e këndshme dukej si fëmijë.
Moderatorja e njohur Elita Rudi është nga femrat më të komentuara në showbizin kosovarë.
Njihet si ndër femrat më të bukura e cila shfaqet gjithmonë plotë elegancë dhe sharm, shkruan Kosovarja.
Ajo dhe reperi i njohur Gjiko janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Zëri.
E nga koha që është bërë nënë, Elita vazhdimisht ka ndarë imazhe të ndryshme me të birin dhe dedikimet që ia bën atij.

Por nuk mungojnë as fotografitë e saj të cilat marrin vëmendje të madhe e komente të shumta.
Se ishte e bukur gjithmonë, Elita na ka dëshmuar përmes një fotografie nga vegjëlia që e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Sa e këndshme aq edhe e bukur dukej si e vogël moderatorja.


