Merr fund gjithçka, Mustafi te gjiganti italian

21:37 | 19 Gusht 2019

Roma do të transferojë si huazim futbollistin e Arsenal, Shkodran Mustafin.

Futbollisti nga Gostivari që përfaqëson Gjermaninë tashmë e ka të ditur se nuk bën pjesë në planet e trajneri Unai Emery, që ka transferuar David Luiz nga Chelsea.

Mustafi do të rikthehet në Serie A, ligë në të cilën ka luajtur edhe në të kaluarën, duke veshur fanellën e Sampdorias.

Për transferimin e Mustafit te Roma raporton Gazzetta dello Sport, përcjell lajmi.

Te Roma, Mustafi do të zëvendësonte Kostas Manolas, që i është bashkuar Napolit.

Komento: