Correa-Milan, vjen lajmi i fundit nga Italia

23:30 | 20 Gusht 2019

Milan do të përpiqet të transferojë Angel Correa deri në ditën e fundit të dritares së transferimit.

Raporte të përhapura kanë sugjeruar që Argjentinasi është shënjestra kryesore për Milanin, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, kuqezinjtë mbeten në balotazh me Atletico Madrid: Milani është i gatshëm të ofrojë vetëm € 40 milion plus shpërblime, që është të paktën 10 milion euro më pak se çmimi i kërkuar.

Një marrëveshje duket se nuk është më afër përfundimit, pavarësisht dëshirës së Correa për të kaluar në San Siro dhe me terma personalë që tashmë janë rënë dakord./ORAinfo/

Komento: