Neymar-Barcelona, vjen lajm i fundit nga Franca

11:08 | 21 Gusht 2019

PSG nuk do që Neymar të kthehet në Barcelonë.

Paris Saint Germain ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Barcelonës për të risjellë Neymarin në “Camp Nou”. Katalanasit propozuan huazim me të drejtën e blerjes për shumën e 160 milionë euro, një ofertë që është vlerësuar si shumë e ulët nga francezët.

PSG nuk do të ketë më asnjë tratativë me Barcelonën pa u mbushur kërkesa e tyre prej 220 milionë euro. Për momentin në garë mbeten vetëm Real Madrid dhe Juventus, pasi blaugranët nuk mund të bëjmë më investime të mëdha në merkato.

Juventus është gati të ofrojë Dybala-n dhe 100 milionë euro, një ofertë që duket e kënaqshme për ekipin francez, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Nuk përjashtohet mundësia që Reali të bëjë një propozim në ditët në vijim, pasi mundësitë financiare nuk i mungojnë.

Komento: