
Lille po kërkon të transferojë mesfushorin e Bayern Munich, Renato Sanches, te skuadra e tyre përpara fundit të dritares së transferimit, raporton L’Equipe.
Ylli portugez mendohet se po shqyrton opsione larg klubit bavarez,pasi ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Niko Kovac , përcjell ORAinfo.

Lille doli e dyta pas PSG në Ligue 1 vitin e kaluar dhe do të marrë pjesë në Champions League këtë sezon./ORAinfo/