Ish ylli i Milanit godet klubin me deklaratën e fundit

12:21 | 21 Gusht 2019

Cutrone befason me deklaratën e tij për Milanin.

Patrick Cutrone pretendon se ai u largua nga Milani sepse klubi italian “preferon të huajt”.

Cutrone së fundmi iu bashkua Ëolves në një marrëveshje prej 22 milionë eurove dhe aktualisht është duke u përgatitur për një ndeshje play-off në Ligës së Evropës kundër Torinos.

Por përveç ndeshje, ai ka komentuar edhe largimin e papritur nga ‘Rossonerët’, përcjell lajmi.

Pavarësisht se ishte një produkt i të rinjve të klubit italian, Milani e shiti 21-vjeçarin dhe e zëvendësoi atë me sulmuesin portugez Rafael Leao.

“Gjithmonë është e njëjta histori: të huajt preferohen para nesh”.

”Për ne (20 vjeçarët ose më shumë), është e vështirë, por në çdo rast unë do të doja të theksoja diçka: Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për Milanin për atë që më dhanë”, tha italiani.

Komento: