
Franck Ribery ka fluturuar për në Itali në një avion privat përpara se të nënshkruajë për Fiorentina në një transferim të lirë.
Ribery dhe gruaja e tij Wahib janë parë në një avion , me destinacionin Firence, përcjell ORAinfo.

Gianluca Di Marzio raporton se një marrëveshje për 36-vjeçarin u vulos përfundimisht të martën në mbrëmje.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me klubin toskan, duke fituar një pagë prej 4 milion € plus 500,000 € në shpërblime./ORAinfo/