Cutrone i bën “diss” Milanit, “çmend” rossonerët

13:20 | 21 Gusht 2019

Patrick Cutrone, tregon se ai u përjashtua sepse Milani preferon më shumë lojtarë të huaj.

Cutrone së fundmi iu bashkua Wolves në një marrëveshje prej 22 milion € dhe aktualisht është duke u përgatitur për një play off të Europa League, të cilin ai e njeh mirë që nga koha e tij në Milano, përcjell ORAinfo.

“Përshtypjet e mia të para kanë qenë të shkëlqyera,” i tha ai Gazzetta dello Sport.

“Më pritën shumë mirë dhe tashmë jam vendosur. Nuk më pëlqen të jetoja në një hotel, kështu që gjeta një shtëpi ku miku im më i mirë po më bën shoqërinë”, tha ish ylli i Milanit.

Pavarësisht se ishte një produkt i të rinjve Rossonerë, klubi 21-vjeçarin e zëvendësoi ë me sulmuesin portugez Rafael Leao.

“Gjithmonë është e njëjta histori: të huajt preferohen më shumë se ne. Për ne njëzet e ca kohë, është e vështirë, por në çdo rast unë do të doja të theksoja diçka: Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për Milanin për atë që ata dhanë”, ka përfunduar Cutrone./ORAinfo/

Komento: