
Mohamed Salah ka ritheksuar se mbetet i lumtur me jetën në Liverpool.
Salah ka qenë një zbulesë në Anfield që prej ardhjes në 2017, duke kontribuar gjithsej 72 gola nga 108 paraqitje në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Një kthim i tillë ka rezultuar në lidhjen e Egjiptianit me klube të tjera, spekulime të cilat nuk ka gjasa të largohen në të ardhmen e parashikueshme.
Sidoqoftë, Salah ka sugjeruar që të shohë të ardhmen e tij afatgjatë te fituesit e Champions League.
27-vjeçari i tha CNN: “Jam i lumtur në Liverpool. Jam i lumtur në qytet – i dua tifozët dhe ata më duan. Unë jam i lumtur në klub”.
Salah ka ende pak më pak se katër vjet me kontratën e tij në gjigantët e Merseyside./ORAinfo/