Pas dhjetë sezonesh, largohet ky futbollist nga Milani

16:59 | 21 Gusht 2019

Edhe një largim nga radhët e Milanit.

Ignazio Abate u largua nga Milani pas 10 sezonesh.

Mbrojtësi i djathtë tashmë është një lojtar i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re. Siç raporton “Sky Sport”, Breschia pasi ka siguruar shërbimet e Balotellit është hedhur në sulm edhe për mbrojtësin italian.

Skuadra e sapongjitur në Serie A këtë sezon kërkon të jetë protagonist dhe kjo duket nga afrimet e bëra në merkato. Te Breschia aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj.

Komento: